PAKISTAN: 13 TË VDEKUR + 20 TË PLAGOSUR; 216 VDEKJE NË MË PAK SE 1 MUAJ NGA PËRMBYTJET E SHKAKTUARA NGA SHIRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 20
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | Përmbytjet nga shirat kanë shkaktuar vdekjen e 13 vetave dhe kanë plagosur 20 të tjerë në të gjithë Pakistanin në 24 orët e fundit.
Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive e njoftoi këtë.
“Që nga 26 qershori, rrebeshet sezonale kanë shkaktuar 216 vdekje dhe 582 lëndime në të gjithë vendin.
Provinca Punjab është më e goditura, me 135 vdekje dhe 470 lëndime; e ndjekur nga Khiber Pakhtunkhua me 42 vdekje dhe 58 lëndime; ndërsa provinca Sindh raportoi 21 vdekje dhe 40 lëndime.
Shirat dëmtuan 779 shtëpi, 196 prej të cilave u shkatërruan plotësisht, dhe vranë 195 bagëti”, tha Autoriteti Kombëtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments