top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORIKUM | SOSE XHEBRO DYSHOHET SE U VRA NGA ISH-BASHKËSHORTI LLOGORA XHEBRO I CILI MË PAS DYSHOHET SE VRAU VETEN ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 2
  • 1 min read
Të ndjerët
Të ndjerët
Të ndjerët
Të ndjerët

Orikum, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Znj. Sose Xhebro, me moshë 40 vjeçe, dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti Llogora Xhebro, me moshë 50 vjeç.

Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes
Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes

Ai më pas dyshohet se vrau veten me armë zjarri.


Njoftim | Orikum.


Informacion paraprak


Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.


Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.


Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page