ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS: VRASJA E DISA PALESTINEZËVE SHKEL ARMËPUSHIMIN | IZRAELI MBYLLI KALIMIN KUFITAR TË RAFAHUT PËR SHKAK TË MOSDORËZIMIT TË TRUPAVE TË PENGJEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 3 min read

Gazë | “Vrasja e disa palestinezëve në Gaza këtë mëngjes nga IDF është një shkelje e marrëveshjes së armëpushimit”, tha zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kasem (Qassem), siç citohet nga enti mediatik “Haaretz”.
Sipas zëdhënësit Kasem (Qassem), grupi u bën thirrje palëve në marrëveshje të monitorojnë sjelljen e Izraelit dhe të mos e lejojnë atë të shmangë angazhimet e tij ndaj ndërmjetësve.
“Zyrtarët izraelitë thanë se pika e kalimit Rafah për në Gazë do të mbetet e mbyllur për dy ditë dhe se fluksi i ndihmave në enklavë do të reduktohet”, raportoi enti mediatik “Sky News”.
Zyrtarët thanë se masat u morën kundër Hamasit për dështimin në dorëzimin e trupave të të gjithë pengjeve të vdekur.
Një burim mjekësor i tha agjencisë palestineze të lajmeve “Wafa” se gjashtë palestinezë u vranë nga sulmet me dronë izraelitë që synonin banorët që po inspektonin shtëpitë e tyre në lagjen Shuja'iyya, në lindje të qytetit të Gazës.
“Izraeli kishte vendosur fundin e ditës së sotme si afatin e fundit për Hamasin për të kthyer trupat e pengjeve të vdekura, pasi akuzoi lëvizjen për shkelje të angazhimeve të saj të armëpushimit duke mos i liruar të gjithë”.
Këtë e raporton enti mediatik “Times of Israel”.
Ndërmjetësit thanë se grupi terrorist po has vështirësi në gjetjen e të gjithë trupave; megjithatë, sipas transmetuesit publik “Kan”, Izraeli beson se Hamasi tashmë ka disa nga trupat, por nuk i ka dorëzuar ato.
Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) njoftoi se procesi i identifikimit të trupave të dy pengjeve ka përfunduar.
Muzikanti Guy Iloz, i rrëmbyer nga Hamasi në Festivalin Nova dhe i cili vdiq në një spital në Gaza nga plagët e marra, dhe studenti nepalez i bujqësisë Bipin Joshi. Identitetet e dy trupave të tjerë nuk janë bërë ende të ditura.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka deklaruar se do të duhet kohë për të dorëzuar eshtrat e pengjeve të vrarë gjatë luftës, duke e quajtur këtë një sfidë të madhe duke pasur parasysh vështirësinë e gjetjes së trupave midis rrënojave në Gazë.
Mediat ndërkombëtare raportuan këtë.
“Është një sfidë edhe më e madhe sesa lirimi i njerëzve të gjallë. Është një sfidë e madhe”, tha zëdhënësi i KNKK-së, Kristian Kardon (Christian Cardon), duke shtuar se mund të duhen ditë ose javë dhe se ekziston mundësia që ata të mos gjenden kurrë.
Që kur armëpushimi në Gazë hyri në fuqi, ekipet e shpëtimit kanë gjetur më shumë se 250 trupa, disa prej të cilëve ndodheshin në rrugë.
Kjo u raportua nga agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”, duke cituar burime mjekësore.
Agjencia shpjegon se ekipet po përballen me një mungesë të madhe të pajisjeve të rënda të nevojshme për pastrimin e rrënojave, ndërsa vlerësohet se mbi 10000 njerëz mbeten nën rrënoja.
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq bëjnë thirrje që të gjitha kalimet në Gaza të hapen për ndihma.
Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kanë bërë thirrje për hapjen e të gjitha kalimeve kufitare në Gazë për të lejuar që ndihma e nevojshme urgjentisht të hyjë në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
“Kjo është ajo që punonjësit humanitarë, përfshirë KNKK-në, kanë bërë thirrje në orët e fundit; të sigurohet që, duke pasur parasysh nevojën e madhe, të gjitha pikat e hyrjes të mund të hapen”, tha zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Kristian Kardon (Christian Cardon), në Gjenevë.
Zëdhënësi i agjencisë humanitare të OKB-së, Jens Laerke, shtoi se:
1- “Ne kemi nevojë që të gjitha të jenë të hapura”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments