ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS: TË PAKTËN 45 VETA U VRANË NË SULMET E FORCËS MBROJTËSE TË IZRAELIT; FILLIMISHT U RAPORTUA PËR 33 TË VRARË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Gazë | Agjencia e mbrojtjes civile dhe spitalet e Gazës thanë se një seri sulmesh ajrore izraelite vranë të paktën 45 veta sot (numër i ndryshëm nga ai i mëparshëmi prej 33 të vdekurish, i cili, u raportua fillimisht).
“Të paktën 45 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës”, tha z. Mahmud (Mahmoud) Bassal, zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila, vepron si një shërbim shpëtimi nën autoritetin e organizatës terroriste Hamas.
Katër spitale në Gazë konfirmuan numrin e të vdekurve, duke thënë se kishin marrë të vdekurit dhe të plagosurit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments