top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS I DORËZOI IZRAELIT KUFOMËN E NJË PENGU ME NDËRMJETËSIMIN E KRYQIT TË KUQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Izraeli mori trupin e një pengu të kthyer nga Hamasi”.


Këtë lajm e njoftoi Zyra e Kryeministrit Benjamin Netanjahu.


Sipas gazetës Kohërat e Izraelit (Times of Israel), duke cituar Zyrën e Kryeministrit, trupat e Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Rripin e Gazës morën së fundmi një arkivol nga Kryqi i Kuq, që me sa duket përmbante trupin e një pengu.


Arkivoli ishte marrë nga Kryqi i Kuq nga Hamasi në Kan Junis (Khan Younis).


IDF-ja tani do ta inspektojë arkivolin përpara se ta mbështjellë me një flamur izraelit dhe të mbajë një ceremoni të shkurtër të udhëhequr nga një rabin ushtarak.


Mbetjet do të çohen më pas në Institutin Mjeko-Ligjor Abu Kabir në Tel Aviv, për identifikim dhe konfirmim, se ato i përkasin një pengu të vrarë.

ree

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page