ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS: NUK DO T'I DORËZOHEMI ARMIKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 26 minutes ago
- 3 min read

Jeruzalem, Izrael | Më shumë se 11 vjet pas vdekjes së tij në betejën në Rripin e Gazës, Izraeli ka marrë trupin e ushtarit Hadar Goldin nga organizata terroriste Hamas.
Analizat mjeko-ligjore kanë konfirmuar se i vrari është me të vërtetë togeri i ri, por kryeministri Benjamin Netanjahu e kishte njoftuar tashmë kthimin e tij knë një mbledhje të kabinetit.
Ai e përgëzoi veten për shpëtimin e 250 pengjeve dhe premtoi se:
1- “Do t'i kthejmë të gjithë”.
Katër trupa të tjerë mbeten në Gazë, por kthimi i Goldin-it ishte propozuar nga zyrtarët izraelitë dhe amerikanë si kusht për zhbllokimin e negociatave në lidhje me sjelljen e sigurt për afërsisht 150 militantët e Hamasit të bllokuar në tunelet poshtë Rafah-ut dhe Kan Junisit (Khan Yunis) për shkak të pranisë së Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) mbi tokë.
Izraeli ka mohuar publikisht çdo marrëveshje të tillë, duke siguruar se do të shkatërrojë çdo tunel të fundit dhe se luftëtarët palestinezë mund të zgjedhin të dorëzohen ose vdesin.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po shtyjnë për një zgjidhje që do t'u lejonte 150 ushtarëve të largoheshin nga vendi i tyre i fshehjes në këmbim të çarmatimit paqësor.
Kjo është ajo në të cilën po përqendrohet krahu ushtarak i Hamasit.
“Brigadat Izzedin al-Kasam (Qassam) nuk kanë vend në gjuhën e tyre për konceptin e dorëzimit ose të dorëzimit ndaj armikut”, deklaruan ato.
“Ndërmjetësuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën për të siguruar vazhdimin e armëpushimit dhe për të parandaluar armikun të përdorë pretekste të rreme për ta shkelur atë dhe për të synuar civilët e pafajshëm në Gazë”, thanë ato.
Ato akuzuan shtetin hebre se e ka shkelur tashmë armëpushimin njëmujor.
Një burim sigurie egjiptian i tha agjencisë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters) ditët e fundit se Kajro ka propozuar që, në këmbim të kalimit të sigurt, militantët e bllokuar t'i dorëzojnë armët e tyre Egjiptit dhe të japin informacion mbi tunelet nëntokësore në mënyrë që ato të mund të shkatërrohen.
“Ndërkohë, luftëtarët thuhet se ishin përgatitur paraprakisht për një qëndrim të gjatë në tunelin e Jeninës në Rafah, me furnizime me ushqim dhe ujë”, raporton enti mediatik “Channel 12”.
Çështja e pranisë së mbetur të terroristëve në zonën nën kontrollin e IDF-së deri më tani ka vonuar kalimin në Fazën e Dytë të planit të paqes të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, është i nevojshëm për të filluar rindërtimin e Gazës, të paktën në një pjesë të parë të territorit të lirë nga organizata terroriste Hamas.
Dhëndri dhe i dërguari i presidentit, Xherëd Kashnër (Jared Kushner), i cili, mori pjesë me z. Stiv Uitkof (Steve Witkoff) në negociatat e armëpushimit, mbërriti në Izrael për t'u takuar me Kryeministrin Benjamin Netanjahu posaçërisht për të diskutuar zbatimin e planit.
Administrata amerikane po kërkon gjithashtu të përcaktojë planin e saj prej 20 pikash në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të përcaktonte rregullat e angazhimit dhe do t'i jepte një mandat ndërkombëtar Forcës së Stabilizimit, e cila, do të vendosë 20 mijë trupa në Gazë.
Izraeli ka përsëritur se Turqia nuk do të bashkohet, sepse konsiderohet shumë afër Hamasit dhe shumë armiqësore, edhe më shumë pas urdhër-arresteve për gjenocid të lëshuara kundër Netanyahut
“Do ta shihni Gazën vetëm me dylbi”, i shkroi Ministri i Mbrojtjes Kac (Katz) në rrjetin social virtual Iks (X) Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments