top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË: LYPEN 1 MILIARD $ PËR TË TRAJTUAR KRIZAT MË TË KËQIJA SHËNDETËSORE NË VITIN 2026.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) nisi një apel për 1 miliard dollarë për t'iu përgjigjur institucionalisht 36 krizave më të këqija shëndetësore në botë.


Një e katërta e një miliardi njerëz po përjetojnë kriza humanitare që i privojnë ata nga mbrojtjet më themelore; siguria, strehimi dhe qasja në kujdes shëndetësor”, tha Dr. Çikue Ihekueazu (Chikwe Ihekweazu), Drejtor Ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSh-së.


Sot, OBSh po bën apel për 1 miliard dollarë për të mbështetur shërbimet thelbësore shëndetësore në emergjencat më të rënda në botë në vitin 2026.


Këto para do të mbështesin reagimin shëndetësor në 36 emergjenca, duke përfshirë Gazën dhe Lindjen e Mesme, Sudanin, Ukrainën, Republikën Demokratike të Kongos, Haitin dhe Myanmarin”, shtoi ai - duke folur me gazetarët në Gjenevë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page