top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OKLAHOMË | NDIKUESJA SARA GILSON U KONSTATUA E VRARË ME ARMË ZJARRI; SI DORAS KONSIDEROHET BASHKËSHORTI XHEREMAJA DAFI (JEREMIAH DUFFEY) “SHAWN”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 26
1 min read
oklahomë

Oklahomë, Amerikë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Ndikuesja Sara Gilson, me moshë 43 vjeçe, u konstatua e vrarë me armë zjarri.


Si doras konsiderohet bashkëshorti Xheremaja Dafi (Jeremiah Duffey) “Shawn”, me të cilin ishte në proces divorci.


Ajo e kishte akuzuar botërisht në rrjetin shoqëror virtual “TikTok” se ishte pedofil.


Po përgatitem për ditën kur Netflix do të shfaqi një dokumentar për bashkëshortin tim, ish-bashkëshortin tim të ardhshëm, për të cilin sapo zbulova se është pedofil. Do të doja të isha duke bërë shaka”, tha ajo.


12 ditë më vonë, në mbrëmjen e 23 korrikut, policia u thirr në banesën e saj në Ouaso (Owasso), Oklahomë, ku u konstatua e vdekur.


I vdekur u gjet edhe dorasi.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page