OKB: VARFËRIA KONSIDEROHET SHKAKU KRYESOR I DHUNËS DHE I PASIGURISË NË EKUADOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12, 2023
- 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Raportuesi Special i OKB-së për Varfërinë Ekstreme, dhe të Drejtat e Njeriut Oliver De Shatër (Olivier De Schutter), përmendi varfërinë të premten si “shkakun rrënjësor”, të dhunës dhe paqëndrueshmërisë në Ekuador. Z. De Shatër (De Schutter) u kërkoi udhëheqësve të Ekuadorit, të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të lidhur me drogën, që ka përfshirë rajonin. Pas vizitës së tij të fundit dy-javore në Ekuador, eksperti i OKB-së për varfërinë deklaroi se: “Varfëria është shkaku kryesor i dhunës dhe pasigurisë në rritje në Ekuador.” Ai theksoi gjithashtu se mundësitë e kufizuara të punësimit, së bashku me arsimin e dobët, i kanë bërë të rinjtë, “rekrutë të lehtë për bandat kriminale”, të cilat më pas zhvatin bizneset e vogla, dhe krijojnë frikë dhe dëshpërim në komunitet. Në përgjigje, ai beson se autoritetet duhet të ndjekin politika që nxisin investimet në arsim, kujdes shëndetësor, dhe mbrojtje sociale. Këto deklarata pasojnë një valë sulmesh të fundit në Ekuador, duke përfshirë vrasjen e prokurorit Leonardo Palasios (Leonardo Palacios), në muajin qershor, vrasjen e aktivistit politik Pedro Briones në muajin gusht, dhe “vrasjen e tmerrshme të kandidatit presidencial Fernando Villavicensio (Fernando Villavicencio).” Raportuesi Special vlerësoi trajtimin e Ekuadorit ndaj refugjatëve, por theksoi se niveli i varfërisë në zonat rurale është afërsisht 70%, dhe është veçanërisht i lartë midis grupeve indigjene. Duke folur për varfërinë, ai sqaroi: Shkollat në Ekuador nuk janë vetëm të pasigurta; cilësia e arsimit është aq e ulët, sa ata nuk arrihet të kompensohen disavantazhet që përjetojnë fëmijët me prejardhje të paprivilegjuar (…). Raportuesi Special do të paraqesë raportin e tij përfundimtar për Ekuadorin, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, në muajin qershor, të vitit 2024. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments