RUSIA SYNON TË HEDHË NË ERË PLANIN E PAQES NË GAZË DUKE MBJELLË PËRÇARJE MES PALËVE | RUSIA I PROPOZOI OKB-së PROJEKT-REZOLUTË PËR GAZËN DUKE SFIDUAR SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 14, 2025
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia i ka paraqitur Këshillit të Sigurimit projekt-rezolutën e saj për Gazën, duke kundërshtuar atë amerikane.
Në tekstin, e parë nga agjencia kandeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) dhe enti mediatik izraelit “Channel 12”, Moska nuk e përmend demilitarizimin e Rripit dhe kundërshton praninë e Izraelit përtej Vijës së Verdhë.
Për më tepër, nuk përmend Bordin e Paqes për administrimin kalimtar të enklavës, të parashikuar në planin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), dhe në vend të kësaj i ngarkon Sekretarit të Përgjithshëm detyrën e vlerësimit të opsioneve për vendosjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.
“Përpjekjet për të mbjellë përçarje do të kenë pasoja të rënda për palestinezët”, paralajmëroi misioni amerikan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments