KOMISIONERI I LARTË I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTAT E NJERIUT VOLKËR TËRK (VOLKER TURK): NËSE IZRAELI ZBATON DËNIMIN ME VDEKJE DO TË JETË KRIM LUFTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar ashpër miratimin nga parlamenti izraelit të një ligji të ri thellësisht diskriminues për dënimin me vdekje, duke paralajmëruar se zbatimi i tij në territoret e pushtuara palestineze do të përbënte një krim lufte.
“Ligji i ri, i cili, do ta bënte dënimin me vdekje dënimin e parazgjedhur për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, të shpallur fajtorë për kryerjen me dashje të sulmeve vdekjeprurëse të konsideruara akte terrorizmi nga një gjykatë ushtarake izraelite, është padyshim i papajtueshëm me detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar”, tha z. Volkër Tërk (Volker Turk) në një deklaratë.
“Zbatimi i tij ndaj banorëve të territoreve të pushtuara palestineze do të përbënte një krim lufte”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments