OEPERACIONI “METAMOFROZA” | ARRESTOHET BEHAR BAJRI NË FRANCË: PRITET EKSTRADIMI NË SHQIPËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4, 2023
- 1 min read

Paris, Francë | Z. Behar Bajri, i lakur jashtëzakonisht për keq në transkripitimet e materialeve të zbardhura, nga platformat e komunikimit të koduar Enkroçat dhe Skai, është arrestuar në territorin e Republikës Franceze. Në përmbajtjen e akteve proceduriale penale që gjenden nën administrimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ai rezulton si një anëtar tejet aktiv i një grupi të strukturuar kriminal, i cili, i kishte vënë detyrë vetes të eleminonte fizikisht z. Ibrahim Lici, dhe z. Genc Tafili. Tashmë pritet ekstradimi i z. Bajri drejt territorit të Republikës së Shqipërisë, ku e presin hetime të thelluara, dhe sipas gjasave vite të gjata heqje lirie. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



























Comments