NËSE PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ËSHTË SERIOZ PËR ARMËPUSHIMIN AI DUHET TA FRENOJË IZRAELIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 4 min read

Nga z. Deivid Blleër (David Blair).
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Qëkur Danlld Trampi (Donald Trump) shpalli armëpushimin, Izraeli ka bombarduar Libanin me egërsi edhe më të madhe, ndërsa Irani ka sulmuar të paktën pesë vende të tjera në Lindjen e Mesme.
Tani, teksa armëpushimi po shpërbëhet në gjakderdhje të re, presidenti amerikan përballet me një vendim vendimtar.
A do të përpiqet ai të shpëtojë armëpushimin duke shuar zjarrin që vetë e ndezi duke sulmuar Iranin më 28 shkurt?
Apo armëpushimi i hamendësuar është thjesht mbulesë për tërheqje të njëanshme amerikane nga kjo luftë?
Nëse është e para, atëherë Trampi (Trump) dhe të dërguarit e tij do të duhej të kryejnë një akt të jashtëzakonshëm diplomatik.
Nëse është e dyta, atëherë ai do të lërë pas zjarrin që vetë nisi, ndërsa gjithashtu do të pranojë realitetin e ri të kontrollit de facto të Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, gjë që mund t’i lejojë regjimit të dalë më i fortë se përpara luftës.
Duke supozuar se Trampi (TrumP) dëshiron ta ruajë armëpushimin, ai përballet me një detyrë jashtëzakonisht të ndërlikuar riparimi.
Së pari, është çështja nëse armëpushimi fillestar përfshinte Libanin, ku Izraeli dhe Hezbollahu, lëvizja terroriste e mbështetur nga Irani, janë përfshirë në luftime që nga 2 marsi.
Zv/Presidenti JD Vens (Vance) ka këmbëngulur se nuk e përfshinte kurrë dhe çdo përshtypje e kundërt ishte “keqkuptim i sinqertë”.
Problemi është se Shehbaz Sharif, kryeministri pakistanez dhe ndërmjetësi midis Iranit dhe Amerikës, lëshoi një deklaratë herët të mërkurën duke thënë:
1- “Jam i kënaqur të njoftoj se Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me aleatët e tyre, kanë rënë dakord për një armëpushim kudo, përfshirë Libanin”.
Ky formulim është i qartë dhe referenca ndaj “aleatëve” mund të kuptohet në mënyrë të arsyeshme se përfshin Izraelin.
Megjithatë, sapo u shpall armëpushimi, Benjamin Netanjahu, kryeministri izraelit, deklaroi se Libani nuk ishte i përfshirë. Të mërkurën, Izraeli goditi 100 objektiva në Bejrut - brenda 10 minutash.
Kjo e shtyu Abbas Aragçiun (Araghchi), Ministrin e Jashtëm iranian, të thoshte se Amerika do të duhet të “zgjedhë” midis “armëpushimit ose vazhdimit të luftës përmes Izraelit”.
Nëse Trampi (Trumpi) është serioz për shpëtimin e armëpushimit, ai do të duhet ta ndalojë Netanjahun nga sulmet ndaj Hezbollahut në Liban.
Kjo, nga ana tjetër, do të kërkonte që Irani të pengojë aleatin e tij terrorist nga lëshimi i raketave drejt Izraelit.
Zgjidhja e kësaj çështjeje të ndërlikuar - shumë e njohur për diplomatët në Lindjen e Mesme - do të ishte në vetvete një sfidë e jashtëzakonshme.
Ky fakt u theksua të enjten kur Netanjahu tha:
1- “Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rikthejmë sigurinë e plotë për banorët e Veriut (të Izraelit)”.
Dhe, ekziston edhe një tjetër bosht i këtij konflikti - sulmet e Iranit ndaj fqinjëve të tij në Gjirin Persik. Këto sulme vazhduan të mërkurën kur Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan për hyrje të dronëve ose raketave balistike iraniane.
Deri tani, i vetmi efekt i armëpushimit ka qenë ndalimi i sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.
Dy boshtet e tjera të konfliktit - midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban dhe midis Iranit dhe fqinjëve të tij në Gjirin Persik - po vazhdojnë si më parë, ose madje më shumë në Liban.
A do të jetë Trampi (Trump) i gatshëm të investojë kohën dhe kapitalin e nevojshëm diplomatik për të shuar këto zjarre?
Nëse Irani vazhdon të injorojë armëpushimin dhe të zbatojë mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, kjo mund të kërkojë që Amerika të kthehet në luftë dhe të rifillojë fushatën e saj ajrore.
Apo mund të zgjedhë Trampi (Trumpi) opsionin e dytë dhe të largohet, duke përdorur armëpushimin kryesisht teorik si mbulesë?
Nëse po, ai do të përballet menjëherë me të paktën dy rreziqe.
Së pari, braktisja e skenës do të thotë të lërë Iranin si zot de facto të ngushticës, me të gjitha përfitimet strategjike dhe financiare për regjimin që rrjedhin nga ky realitet.
Nëse Tramp (Trumpi) vendos se është i kënaqur me këtë rezultat, atëherë perceptimi do të jetë se Amerika e ka humbur luftën.
Rreziku i dytë i tërheqjes është se shtetet e Gjirit mund të arrijnë në përfundimin se janë të vetme përballë sulmeve iraniane.
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat të dyja kanë forca të fuqishme ajrore, mund të vendosin se nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të kundërpërgjigjen drejtpërdrejt ndaj Iranit, duke përshkallëzuar luftën në gjithë Gjirin dhe duke rrezikuar trazira të mëtejshme në tregjet globale të energjisë.
Për momentin, ende pritet që Vens (Vance) të takojë të shtunën përfaqësues iranianë në Pakistan, gjë që sugjeron se Trampi (Trump) mbetet i angazhuar në përpjekjen për të shpëtuar armëpushimin dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare paqeje me Republikën Islamike.
Nëse ai ka mjaftueshëm vullnet politik për këtë detyrë, kjo do të bëhet shumë shpejt e qartë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments