NË VENEZUELË RA TËRMET 6.1 BALLË | U NDIE EDHE NË KOLUMBI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 25
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë goditi Venezuelën pasditen e së mërkurës, më 24 shtator, me efektet e të cilit u ndjenë në disa qytete në Kolumbi.
Sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi Gjeologjik Kolumbian (SGC), epiqendra ishte në qytetin Mene Grande, në shtetin venezuelian të Zulias, dhe tërmeti u regjistrua në orën 17:21 sipas orës vendore.
Nga ana e tij, Fondacioni Kombëtar për Kërkime Sizmologjike (Funvisis), pjesë e Ministrisë së Brendshme të Venezuelës, raportoi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X) një tërmet me magnitudë 3.9, gjithashtu në shtetin e Zulias, në orën 17:50 të sotëm në atë që mediat kolumbiane e përshkruan si një pasgoditje.
Përdoruesit e mediave sociale virtuale venezueliane raportuan se e ndienin tërmetin në pjesë të ndryshme të shtetit Zulia, por dridhja u ndje edhe në rajone të shumta kolumbiane, veçanërisht në departamentin e Norte de Santander dhe deri në kryeqytetin, Bogotá.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima në Venezuelë, por autoritetet në të dy vendet po monitorojnë situatën për të përcaktuar çdo pasojë të mundshme mbi popullsinë në rajonet e prekura në orët në vijim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments