KRYETARJA E BASHKISË SË LOS ANXHELOSIT VENDOSI ORË POLICORE (20:00-06:00) | SHTETRRETHIM NË DISA VENDE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 11
- 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, njoftoi shtetrrethim në disa pjesë të qendrës së qytetit nga ora 8 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit sipas kohës vednore (nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites në Shqipëri).
“Kam shpallur një gjendje të jashtëzakonshme vendore dhe kam vendosur një shtetrrethim çdo natë në qytetin e dytë më të madh në Shtetet e Bashkuara për të ndaluar vandalizmin dhe plaçkitjet”, tha kryetarja Bass në një konferencë për shtyp.
“Kur të ketë paqe në Los Angeles, trupat do të largohen”, tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), duke folur me gazetarët e pranishëm.
Sa i përket rregullave të angazhimit të ushtrisë në qytet, presidenti amerikan nuk dha indikacione të sakta.
“Është shumë e thjeshtë; nëse protestuesit janë të rrezikshëm, nëse hedhin tulla, nëse pështyjnë në fytyrën e oficerëve, nëse godasin njerëz, ushtria do të përgjigjet me forcë të madhe dhe ata do të përfundojnë në burg për një kohë të gjatë”, shpjegoi presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments