top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKTATORI I KORESË SË VERIUT KIM JONG-UN MUND TË JETË NË MOSKË PËR DITËN E FITORES ME PUTININ | MES TYRE EDHE PRESIDENTI I KINËS SHI XHINPING (XI JINPING).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Moskë, Federata Ruse | A mund të jetë diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, goditja e vërtetë surprizë e presidentit Vladimir Putin për festimet solemne të Ditës së Fitores më 9 maj?

 

Hipoteza tani nuk konsiderohet më nga komuniteti diplomatik i huaj në Pekin si një sugjerim, por i mundshëm në dritën e konfirmimit të parë dhe falënderimeve publike të shprehura javën e kaluar nga presidenti Putin ndaj trupave të dërguara nga diktatori Kim për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.

 

Moska e ka kujtuar vazhdimisht ftesën e shefit të Kremlinit drejtuar udhëheqësit të Koresë së Veriut për të vizituar Rusinë, duke nxitur spekulime se ai mund ta vizitojë atë në Ditën e Fitores, e cila, feston humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

 

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Tass”, zv/ministri i Jashtëm rus Andri (Andrey) Rudenko tha në fund të muajit mars se përgatitjet për vizitën e planifikuar të diktatorit Kim në Rusi ishin duke u zhvilluar dhe se ai e kishte diskutuar çështjen gjatë udhëtimit të tij në Korenë e Veriut në fillim të atij muaji.

 

Nëse miratohet, presidenti Putin, presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe diktatori Kim mund të shfaqen së bashku në Sheshin e Kuq, në një format të paprecedentë partnerësh anti-amerikanë dhe anti-perëndimorë.

 

Rezistenca e vërtetë ndaj këtij skenari, është e lidhur me gatishmërinë e udhëheqësit kinez për t'u shfaqur publikisht në Moskë me homologun e tij të Koresë së Veriut.

 

Mes përpjekjeve të presidentit Shi (Xi) për të ringjallur lidhjet me Brukselin dhe mes tensioneve të larta tregtare midis Kinës dhe ShBA-ës, paraqitja e presidentit kinez në Sheshin e Kuq me presidentin Putinin dhe diktatorin Kim mund të mos jetë pa pasoja”, vunë në dukje disa burime.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page