top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË JERUZALEM U HAP FESTIVALI I FILMIT | AKTORJA GAL GADOT (WONDER WOMAN) ËSHTË E FTUARA E NDERIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Festivali i Filmit në Jerusalem hapi edicionin e tij të 42-të, nën hijen e luftës në Gaza dhe konfliktit të fundit Iran-Izrael, me yllin e Hollivudit Gal Gadot si të ftuar nderi.


Organizimi i festivalit ishte i pasigurt deri tre javë më parë”, tha regjisorja Roni Mahadav-Levin në një intervistë me agjencinë franceze të lajmeve “AFP”.


Muajin e kaluar, kaluam dy javë në strehimore, duke u përpjekur të vendosnim nëse mund ta mbanim datën e festivalit”, tha ajo, duke iu referuar luftës Iran-Izrael.


Ishte një sfidë e vërtetë, fluturimet u anuluan dhe mysafirët hezituan”, shtoi ajo.


Gal Gadot, aktorja izraelite e njohur për rolin e saj si Wonder Woman, mori një çmim special mes duartrokitjeve të disa mijëra spektatorëve të mbledhur në një amfiteatër pranë Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.


Në fjalimin e saj të pranimit të çmimit, aktorja 40-vjeçare, e lindur dhe e rritur pranë Tel Avivit, iu referua luftës midis Izraelit dhe lëvizjes islamiste Hamas në Rripin e Gazës dhe tha se lutej që kjo luftë të mbaronte dhe që më në fund të kishte qetësi dhe siguri për të gjithë këtu.


Gjëja më e rëndësishme, ajo që shpresojmë të gjithë, është të jemi në gjendje të marrim frymë përsëri.


Dhe kjo do të jetë e mundur vetëm kur të gjithë pengjet tona të jenë kthyer në shtëpi”, tha ajo, duke iu referuar pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor në Izraelin jugor dhe që ende mbahen në Rripin e Gazës.


Që nga 7 tetori, aktorja Gal Gadot ka qenë shënjestër e sulmeve në mediat sociale nga aktivistët pro-palestinezë për shkak të mbështetjes së saj për ushtrinë izraelite.


Në Izrael, ajo është kritikuar nga mediat e krahut të djathtë për qëndrimin e saj në favor të përfundimit të luftës në Gaza.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page