IRAN: REGJISORI U DËNUA ME BURG SEPSE SHFAQI NË KANË NJË FILM QË DEMASKONTE MIZERIEN EKONOMIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 17, 2023
- 1 min read
Updated: Aug 17, 2023

Teheran, Iran | Z. Saeed Roustaee, regjisori i famshëm iranian, u dënua me 6 muaj burg nga gjykata e Teheranit. Akuza është për “shkelje të rregullave të pjesëmarrjes pa leje në Kanë dhe më pas në Monako”. Akuza është se ai ka shfaqur filmin e tij “Leila dhe vëllezërit e saj” në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2022. Kjo është bërë e ditur nga mediat iraniane. Historia është ajo e një familjeje të varfër pranë kolapsit në një Iran që është në një krizë të rëndë ekonomike. Filmi është ndaluar në Republikën Islamike që nga publikimi i tij vitin e kaluar, për gjoja “shkelje të rregullave të pjesëmarrjes pa leje në Kanë dhe më pas në Monako”. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments