top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË GRANADË PO ZHVILLOHET NJË TAKIM POLITIK I NIVELIT TË LARTË | DISKUTOHET EDHE PËR SHQIPËRINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 5, 2023
  • 2 min read

Granadë, Andaluzi, Spanjë | Qyteti i Granadës, kryeqyteti i provincës në Andaluzinë lindore, mirëpret mysafirët politikë më prestigjiozë evropianë.


Në fakt, sot, më 5 tetor 2023, po zhvillohet takimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Komunitetit Politik Evropian; ndërsa nesër, është radha e Këshillit joformal, të Bashkimit Evropian.


Në qendër të debatit politik, krahas krizave globale (duke nisur nga konflikti në Ukrainë), do të jetë edhe analiza e peshës ekonomike, dhe qendrës së Evropës, në gjeopolitikën botërore.


Me bashkësinë politike evropiane, nënkuptojmë një forum joformal, që mundëson takime ndërmjet anëtarëve të Unionit dhe vendeve të tjera, në fakt, në edicionin e tretë të këtij takimi po marrin pjesë 50 liderë, përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, nga Kosova, nga Serbia, por edhe nga Armenia (për të diskutuar situatën në Nagorno-Karabakh, si dhe vërehet mungesa e presidentit të Azerbajxhanit Aliyev), ndërsa presidenti ukrainas është i pranishëm përmes video-lidhjes.


Presidenti i Këshillit Evropian Karl Mishel (Charles Michel) tha se: “unë do të doja t'i them Zelenskit se ne jemi me ju, me popullin ukrainas, dhe ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën: ne po përgatisim një paketë të re, shtesë, të rëndësishme ndihme.


Ndërkohë në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) presidenti Zelenski shkroi se: “gjatë takimit tonë me Xhorxha Melonin (Giorgia Meloni) rikonfirmuam partneritetin e fortë italo-ukrainas. Falënderova Italinë për mbështetjen e saj parimore dhe të vazhdueshme në mbrojtjen e lirisë sonë, popullit tonë, familjeve tona. E informova kryeministren për ecurinë e kundërsulmimit dhe nevojat tona prioritare të mbrojtjes. Ne diskutuam paketën e ardhshme të ndihmës ushtarake të Italisë, duke përfshirë mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore.


Ministri i Punëve të Jashtme të Kievit Dmitri Kuleba (Dmitry Kuleba) njoftoi se: “presidenti ka marrëveshje specifike, nuk mund t'i shpreh ato tani, por sisteme të tjera të ngjashme do të jenë në Ukrainë, pas vizitës së presidentit në Granada.


Ndër tavolinat e samitit, dy i kushtohen multilateralizmit, një krizës mjedisore dhe klimatike, një Inteligjencës Artificiale (AI), dhe një revolucionit dixhital.


Objektivat e zbuluar nga burimet diplomatike janë marrëveshja për një shtrirje të rezervës kibernetike evropiane në vendet e Komunitetit, që programi Discover EU të shtrihet tek të rinjtë, nga të gjitha vendet (ngjashëm me Interrail), dhe gjithmonë, për të rinjtë, një mundësi për akses të lirë në muzetë dhe monumentet kombëtare.


Megjithatë, të nesërmen, për herë të parë liderët e Bashkimit do të diskutojnë në Këshillin jozyrtar zgjerimin e BE-së me Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar strategjitë e mundshme për zgjerimin (hyrja e re, e fundit daton më parë deri në vitin 2013, me hyrjen e Kroacisë).


Ndërkohë, diskutohet për numrin e vendeve që synojnë të anëtarësohen në Union: Ukraina, Moldavia, Serbia, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi janë të sigurta, ndërsa pozicioni i Gjeorgjisë mbetet në dyshim.


Vendet për nga natyra e tyre janë thellësisht të ndryshme, dhe në shumë raste janë larg standardeve ligjore dhe ekonomike të kërkuara nga BE-ja për negociatat e anëtarësimit. Një rritje e numrit të vendeve anëtare, pra, do të çonte në ndryshime.


Një tjetër temë që do të diskutohet është, qartësisht, ajo e migrimit.


Ndër pikat e para të diskutuara do të jetë tejkalimi i Traktatit të Dublinit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page