NË DUBAI PLANIFIKOHET TË NDËRTOHET HËNA E DYTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 20, 2023
- 1 min read

Dubai | Një arkitekt kanadez ka propozuar që në Dubai të ndërtojë një hotel në formën e Hënës. Projekti i arkitektit Michael Henderson quhet “Hëna”, dhe do të jetë një imitim me përmasa sa 0,008% i satelitit të Tokës. Brenda strukturës sferike do të ketë një hotel me 4000 dhoma, një arenë që do të mbajë rreth 10000 persona dhe një “koloni hënore” që do t’i japë klientëve ndjesinë se po ecin me të vërtetë në Hënë. Projekti do të kushtojë 5 miliardë dollarë dhe do të jetë 274 metër i lartë. “Ky propozim, nqs do të arrihet të bëhet realitet, do të shtojë akoma më shumë zërat se Hëna, sateliti i Tokës, është produkt artificial i ndërtuar rreth 12 mijë vjet më përpara, dhe se me hyrjen e saj në orbitë u shkaktua një apokalips, një përmbytje e madhe. Gjithashtu, përpara hyrjes së Hënës në orbitën e planetit Tokë, gratë nuk kishin menstruacione”, deklarata publike këto të bëra nga studiuesit e teorike konspirative.

___.png)
























Comments