NË 90 VJETORIN E LINDJES GALERIA KOMBËTARE E KOSOVËS PËRKUJTOI PIKTORIN IMPRESIONIST DHE EKSPERSIONIST MUSLIM MULLIQI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Z. Muslim Mulliqi lindi më 1 qershor 1934, në Gjakovë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e Mesme të Artit e regjistroi në Pejë dhe pa e mbaruar atë, në vitin e tretë, konkurroi në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd ku u pranua vitin 1954.
U diplomua në klasën e profesores Zora Petroviç. Tek ajo profesore kreu dhe studimet pasuniversitare në vitin 1961.
Po këtë vit kthehet në Kosovë.
Ai njihet si piktor impresionist dhe ekspresionist.
Konsiderohet nismëtar i Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës (1973), ishte kryetar i komisionit amë dhe në vitin 1974 dekan i saj.
Ai ishte edhe nënkryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Galeria Kombëtare e Kosovës mban edhe bienalen “Muslim Mulliqi” në emër të tij, dhe gjithashtu ka 13 vepra në koleksion.
Ai vdiq më 13 janar, 1998.
1. Portret i artistit Muslim Mulliqi.
2. “Hamalli”, vaj në pëlhurë, 1980, 128x135cm. Koleksioni i GKK.
3. “Portret”, vaj në pëlhurë, 71x100cm. Koleksioni i GKK.
4. “Motiv nga Prizreni”, vaj në pëlhurë, 1970, 125x100cm. Koleksioni i GKK.
5. “Gratë nga Dukagjini”, mozaik, 1978, 600x300cm. Koleksioni i GKK.
6. “Zogu”, vaj në pëlhurë, 70x100cm. Koleksioni i GKK.
7. “Portret II”, vaj në pëlhurë, 70x77cm. Koleksioni i GKK.
8. “Para Fortune”, vaj në pëlhurë, 1984, 140x100cm. Koleksioni i GKK.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































