NORVEGJI: SHEMBET URA HEKURUDHORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 15, 2023
- 1 min read

Lumi Laagen, Norvegji | Në Norvegji, një urë hekurudhore në juglindje të vendit është shembur mëngjesin e djeshëm. Nuk raportohet për viktima: trafiku ishte ndalur për një javë nga frika se struktura mund të shembej, duke pasur parasysh vëllimin e madh të ujit. Një agjenci qeveritare përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore norvegjeze, BaneNOR, tha se një pjesë qendrore e urës së çelikut mbi lumin Laagen kishte rrëshqitur në ujë “për shkak të dëmtimit të themeleve të urës qendrore.” Dëmi hamendësohet të jetë shkaktuar nga reshjet. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments