top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË MURAL PARA-HISPANIK QË DATON MBI 3000 VJET MË PARË U ZBULUA BRENDA NJË TEMPULLI NË PERU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 23
  • 1 min read
ree

Lima, Peru | Një ekip arkeologësh peruanë ka bërë një zbulim të rëndësishëm në veri të vendit: një mural para-hispanik që daton mbi 3000 vjet më parë.

 

Objekti, i cili përmban figura në të dyja anët dhe ruan pigmentet e tij origjinale, ndodhet brenda një tempulli në vendin arkeologjik Huaka Jolanda (Huaca Yolanda) në rajonin La Libertad, rreth 580 km në veri të Limës.


Arkeologia Ana Sesilia Maurisio (Cecilia Mauricio), një studiuese në Universitetin Katolik Papnor të Perusë, e përshkroi zbulimin si të mahnitshëm.


Murali, mbi pesë metra i gjatë dhe dy metra i lartë, paraqet një dizajn tre-dimensional me figura në të dyja anët, duke përfshirë peshq, yje, rrjeta peshkimi dhe bimë.


Figurat në mural jo vetëm që janë mahnitëse vizualisht, por zbulojnë edhe simbolikën e thellë të kulturave të lashta para-Inka të rajonit.


Huaka Jolanda (Huaca Yolanda) është një nga vendet më të vjetra në Amerikë, falë strukturave të saj prej balte, rëre dhe kashte që datojnë që nga fundi i Periudhës Paraqeramike.


Pavarësisht rëndësisë së zbulimit, drejtoresha e kërkimit Ana Sesilia Maurisio (Cecilia Mauricio) vuri në dukje se zona përballet me kërcënime të vazhdueshme.


Zgjerimi bujqësor po cenon mbetjet arkeologjike, duke kompromentuar ruajtjen e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page