NJË KOLONEL UKRAINAS AKUZOHET SE U PËRFSHI NË HEDHJEN NË ERË TË GAZSJELLËSIT NORD STREAM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 11, 2023
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Një oficer i lartë ushtarak ukrainas, me lidhje të thella me shërbimet e inteligjencës së vendit, luajti një rol qendror, në bombardimin e tubacionit të gazit natyror Nord Strim (Nord Stream), e thënë kjo sipas gazetës amerikane Shtypi i Uashingtonit (Washington Post), dhe sipas zyrtarëve në Ukrainë dhe gjetkë në Evropë, si dhe njerëz të tjerë, që kishin qasje të detajeve të operacionit të fshehtë. Z. Roman Çervinski (Roman Chervinsky), një kolonel i dekoruar, me moshë 48-vjeç, që shërbeu në Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, ishte koordinatori i operacionit Nord Strim (Nord Stream), thanë njerëz të njohur me rolin e tij, duke menaxhuar logjistikën, dhe mbështetjen për një ekip prej gjashtë vetash, që mori me qira një varkë me vela me identitete të rreme, dhe përdorte pajisje zhytjeje në det të thellë, për të vendosur ngarkesa shpërthyese në tubacionet e gazit.
Në 26 shtator të vitit 2022, tre shpërthime shkaktuan rrjedhje masive në tubacionet Nord Strimit (Nord Stream) 1 dhe 2, të cilat, shkojnë nga Rusia në Gjermani, nën Detin e Bardhë (Baltik).
Sulmi la të paprekur vetëm një nga katër lidhjet e gazit në rrjet me afrimin e dimrit.
Koloneli Çervinski (Chervinsky) nuk veproi i vetëm, dhe ai nuk e planifikoi operacionin, sipas njerëzve të njohur me rolin e tij, i cili, nuk është raportuar më parë.
Oficeri mori urdhra nga më shumë zyrtarë të lartë ukrainas, të cilët, në fund i raportuan gjeneralit Valery Zaluzhny, oficeri më i lartë ushtarak i Ukrainës, u tha prej njerëzve të njohur me mënyrën se si u krye operacioni.
Ata folën në kushte anonimiteti, për të diskutuar detaje të ndjeshme, në lidhje me bombardimin, i cili, ka tensionuar marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën, dhe ka tërhequr kundërshtime nga zyrtarët e SHBA.
Ukraina ka nisur shumë operacione të guximshme dhe të fshehta kundër forcave ruse.
Por sulmi i Nord Strim (Nord Stream), synoi infrastrukturën civile, të ndërtuar për të siguruar energji, për miliona njerëz në Evropë.
Ndërsa Gazprom, konglomerati shtetëror rus i gazit, zotëron 51 për qind të Nord Strimit (Nord Stream), kompanitë perëndimore të energjisë, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Holandën, janë partnerë dhe investuan miliarda në projekt.
Ukraina ishte ankuar prej kohësh se Nord Strim (Nord Stream) do të lejonte Rusinë të anashkalonte tubacionet ukrainase, duke e privuar Kievin nga të ardhurat e mëdha të tranzitit.
Përmes avokatit të tij, koloneli Çervinski (Chervinsky) mohoi çdo rol në sabotimin e tubacioneve.
“Të gjitha spekulimet për përfshirjen time në sulmin në Nord Strim (Nord Stream), po përhapen nga propaganda ruse pa asnjë bazë”, tha koloneli Çervinski (Chervinsky), në një deklaratë me shkrim për gazetën amerikane Shtypi i Uashingtonit (Washington Post), dhe për gazetën gjermane Der Spiegel, të cilat kryen një hetim të përbashkët për rolin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments