top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË GJEN I HESHTUR I SHTYN QELIZAT KANCEROGJENE TË BËHEN TË SHËNDETSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 6, 2023
  • 2 min read

Qelizat e rabdomiosarkomës të nxitura për t'u diferencuar në qeliza të shëndetshme muskulore (Burimi: Vakoc Lab/ Cold Spring Harbor Laboratory).

ree

Uashington, Amerikë | Qelizat tumorale të nxitura për t'u transformuar në qeliza të shëndetshme: ky është rezultati i marrë në Shtetet e Bashkuara, nga studiuesit në Cold Spring Harbor Laboratory, falë një eksperimenti mbi qelizat e rabdomiosarkomës, një tumor agresiv që prek muskujt e fëmijëve dhe adoleshentëve, me një shkallë mbijetese prej 50 -70%. Rezultati i publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS), mund të hapë skenarë të rinj jo vetëm për trajtimin e kësaj sëmundjeje pediatrike, por edhe për llojet e tjera të kancerit. Falë një metode të re të shqyrtimit gjenetik, të bazuar në teknikën e redaktimit Crispr, studiuesit e udhëhequr nga z. Kristofër Vakok (Christopher Vakoc), kanë arritur të identifikojnë një gjen (NF-Y), i cili, pasi çaktivizohet, bën që qelizat e rabsomiosarkomës të diferencohen në qeliza normale të muskujve. Qelizat shndërrohen fjalë për fjalë në muskuj”, shpjegoi z. Vakok, duke shtuar se: “Tumori humbet të gjitha atributet e kancerit. Kështu ne kalojmë nga një qelizë që thjesht dëshiron të përsëritet në një qelizë të dedikuar për tkurrje. Meqenëse të gjitha energjitë dhe burimet e tij tani i janë kushtuar tkurrjes, ai nuk mund të kthehet në gjendjen e shumëzimit. Sipas studiuesve, ky rezultat mund të përshpejtojë provën e të ashtuquajturës “terapia e diferencimit”, në rabdomiosarkoma, e cila, ka qenë në punë prej vitesh. Ideja pas kësaj strategjie lindi në fakt me zbulimin se në leuçemi qelizat e kancerit nuk janë plotësisht të pjekura, por të ngjashme me qelizat staminale, që nuk e kanë përfunduar zhvillimin e tyre në një lloj qelize specifike: falë terapisë së diferencimit, u bë e mundur, që ato të transformoheshin në qelizat e pjekura. I njëjti grup i z. Vakok, kishte përdorur këtë metodë, për të nxitur transformimin e qelizave tumorale në sarkomën e Ewing-ut, një tjetër neoplazmë pediatrike, që prek kryesisht kockat. Tani suksesi është përsëritur, edhe në një lloj të dytë sarkome.


Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page