top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | VAKSINA KUNDËR MELANOMËS DHA REZULTATE PREMTUESE; ÇMIMI I AKSIONEVE TË SHOQËRISË TREGTARE “MODERNA” U RRIT ME 102%.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një vaksinë eksperimentale kundër melanomës e zhvilluar nga ‘Merck’ dhe ‘Moderna’ ka treguar rezultate pozitive në provën e saj të parë klinike në fazën e vonë”.


Të dyja kompanitë e njoftuan lajmin në një deklaratë të raportuar nga enti mediatik vendor “CNBC”.


Vaksina mRNA, e administruar në kombinim me imunoterapinë Keytruda të “Merck”-ut, përmbushi pikat kryesore përfundimtare në një studim të Fazës 3 të kryer në mbi 1100 pacientë me melanomë me rrezik të lartë ose në fazë të avancuar që i ishin nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr plotësisht tumorin.


Terapia gjithashtu uli rrezikun e përhapjes së tumorit në pjesë të tjera të trupit.


Këto rezultate konfirmojnë dhe plotësojnë të dhënat pozitive nga studimi i Fazës 2 i kryer mbi të njëjtin regjim trajtimi në fillim të këtij viti.


Pas njoftimit, aksionet e “Merck”-ut u rritën me më shumë se 8% në tregtimin para tregut, ndërsa aksionet e “Moderna”-s u rritën deri në 102%.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page