NGA ADN-ja U KRIJUA IDENTIKITI I PARË I NJË EGJIPTIANI TË LASHTË QË JETOI RRETH 4800 MË PARË | SHENJAT NË KOCKAT E TIJ SUGJEROJNË SE AI ISHTE POÇAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4
- 2 min read

Liverpul, Mbretëria e Bashkuar | Dyzet vjet pas përpjekjeve pioniere të fituesit të Çmimit Nobel Svante Pääbo , ADN -ja e plotë e një burri që jetoi në Egjiptin e lashtë në kohën e piramidave të para, midis 4800 dhe 4500 vjet më parë, ndoshta një poçar, është nxjerrë dhe renditur për herë të parë.
Është ADN-ja më e vjetër e marrë deri më tani në atë pjesë të botës.
Rezultati i jashtëzakonshëm është botuar në revistën “Nature” nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Liverpulit (Liverpool) John Moores dhe Instituti Frensis Krik (Francis Creek) në Londër.
ADN-ja e lashtë e nxjerrë nga dhëmbi i individit ofron njohuri të reja mbi diversitetin gjenetik të egjiptianëve të lashtë.
Burri ishte midis 44 dhe 64 vjeç në kohën e vdekjes së tij, një moshë e avancuar për kohën, dhe gjenomi i tij tregon se ai ishte 80 përqind pasardhës i popullatave të Afrikës së Veriut dhe 20 përqind nga grupet në Mesopotami, afërsisht ekuivalente me Irakun e sotëm.
“Teknikat e fuqishme të reja gjenetike na kanë lejuar të përjashtojmë kontaminimin e ADN-së”, tha z. Pontus Skoglund, i Institutit Frensis Krik (Francis Creek), i cili, koordinoi kërkimin me Linus Girdland-Flink të Universitetit të Liverpulit, duke ofruar provat e para gjenetike të lëvizjeve të mundshme njerëzore në Egjipt në këtë kohë.
Subjekti u gjet në vitin 1902 i varrosur në një enë qeramike në Nuairat (Nuwayrat), 265 kilometra në jug të Kajros, gjë që sugjeron një status të lartë shoqëror, megjithatë shenjat e lëna në kockat e tij tregojnë një jetë pune, ndoshta si poçar ose një zanat që kërkonte lëvizje të ngjashme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments