NDIHMËSI MË I LARTË I PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI ANDRI JERMAK (ANDRIY YERMAK): ËSHTË BËRË PËRPARIM DREJT NJË PAQEJE TË DREJTË DHE TË QËNDRUESHME; TAKIMI I SOTËM ISHTE SHUMË PRODUKTIV.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 20 minutes ago
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Z. Andri Jermak (Andriy Yermak), ndihmësi më i lartë i Presidentit të Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski, mbështeti mendimet e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ës Marko (Marco) Rubio në Gjenevë, duke thënë se takimi ishte shumë produktiv.
“Ne kemi bërë përparim të shkëlqyer dhe po ecim drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Populli ukrainas e meriton dhe e dëshiron këtë paqe më shumë se çdo gjë tjetër”.
Kështu raportoi enti mediatik “Sky News”.
“Z. Yermak - theksoi enti mediatik në fjalë - gjithashtu falënderoi miqtë e mëdhenj, Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Tramp (Trump)”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments