NATO-ja PO PLANIFIKON MBROJTJE ROBOTIKE NË KUFIRIN LINDOR | MBIKËQYRJE E AUTOMATIZUAR PËR TË PARANDALUAR PËRPARIMIN E USHTRISË RUSE NË FAZËN FILLESTARE TË NJË LUFTE TË MUNDSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 25
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “NATO-ja planifikon të krijojë një zonë robotike praktikisht në krahun e saj lindor, të pajisur me sisteme mbikëqyrjeje dhe armësh me teknologji të lartë.
Nisma synon të mbrojë jetën e ushtarëve në fazat fillestare të një sulmi të mundshëm”.
Kështu raporton enti mediatik ukraians “RBC Ukraina” - i cituar nga enti mediatik gjerman “Die Welt”.
Gjenerali i NATO-s, Thomas Luoin (Lowin), deklaroi se planet janë një përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje nga Rusia.
Një sistem mbrojtës shumështresor do të krijohet përgjatë kufijve të NATO-s me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke kombinuar sensorë, sisteme të automatizuara dhe platforma robotike për të zbuluar dhe penguar menjëherë përparimet e armikut.
Në zonë mund të vendosen dronë të armatosur, automjete luftarake gjysmë-autonome, sisteme robotike tokësore dhe sisteme të automatizuara të mbrojtjes ajrore dhe raketore.
Për më tepër, si pjesë e forcimit të krahut të saj lindor, NATO-ja planifikon të vendosë rezerva dukshëm më të mëdha armësh dhe municionesh në vendet kufitare sesa më parë, duke siguruar reagim të shpejtë dhe mbështetje logjistike në rast krize.
Gjenerali Luoin (Lowin) theksoi gjithashtu se, ndërsa sistemet e teknologjisë së lartë do të luajnë një rol kyç, vendimet përfundimtare për përdorimin e forcës mbeten në duart e njeriut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe standardet etike në fuqi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments