top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCA KËRKON QË NATO-ja TË MBAJË STËRVITJE NË GROENLANDË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jan 21
1 min read

Paris, Francë | “Franca kërkon një stërvitje të NATO-s në Grenlandë dhe është gati të kontribuojë”.


Kështu tha Pallati Elize.


“Franca po bën thirrje për një stërvitje të NATO-s në Groenlandë dhe është gati të kontribuojë”, deklaroi presidenca franceze.


Që nga e enjtja e kaluar, disa vende evropiane të NATO-s, përfshirë Francën, kanë dërguar trupa në Groenlandë si pjesë e një stërvitjeje të quajtur “Qëndrueshmëria Arktike”, e organizuar nga Danimarka.


Kjo iniciativë ka zemëruar Presidentin Tramp (Trump), i cili, ka kërcënuar me hakmarrje dhe tarifa kundër vendeve pjesëmarrëse.


Franca tani bën thirrje për një stërvitje të udhëhequr nga NATO për të njëjtën arsye si pjesëmarrja në stërvitjen daneze; për t'i dërguar një sinjal Presidentit Tramp (Trump) se siguria në rajonin e Arktikut merret seriozisht - specifikojnë burime pranë Presidentit Emanuel Makron (të cituara nga enti mediatik “Le Parisien”).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page