NASA: DERI MË TANI JANË ZBULUAR MË SHUMË SE 6000 PLANETË ALIENË | 8000 TË TJERË PRESIN KONFIRMIM (30 VJET PAS ZBULIMIT TË 51 PEGASI B).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Nga planetët e pasur me diamante te ai më i nxehtë se Dielli, përmes atyre dyfish më të mëdhenj se Jupiteri ose ku copa qelqi bien si shi: mbi 6000 planetë janë zbuluar zyrtarisht jashtë Sistemit tonë Diellor deri më tani, një kopsht zoologjik i vërtetë objektesh kozmike që tashmë ka 8000 kandidatë të tjerë që presin të konfirmohen.
NASA njoftoi këtë moment historik, pothuajse saktësisht 30 vjet pas zbulimit të 51 Pegasi b, ekzoplanetit të parë të zbuluar rreth një ylli të ngjashëm me Diellin.
I zbuluar më 6 tetor 1995, nga astronomët Majkll Meiër (Michel Mayor) dhe Daidër Kueloz (Didier Queloz), të cilët, fituan Çmimin Nobel në vitin 2019, 51 Pegasi b është një gjigant gazi 0.64 herë më masiv se Jupiteri, i vendosur rreth 50 vite dritë larg.
Lista e ekzoplanetëve pritet të rritet me shpejtësi sepse janë vëzhguar tashmë 8000 planetë të tjerë, ekzistenca e të cilëve duhet të konfirmohet nga vëzhgime të reja dhe më të detajuara.
6000 ekzoplanetët e zbuluar deri më tani kanë masa dhe përbërje shumë të ndryshme, si dhe karakteristika dhe madhësi orbitale.
Katalogu i tyre përfshin ngjashmëri të nxehtë me Neptunin dhe Jupiterin, gjigantë gazi me temperatura shumë të larta dhe planetë shkëmborë si Super-Tokat, me një masë më të madhe se ajo e planetit tonë, së bashku me një grusht planetësh të vendosur në të ashtuquajturën zonë të banueshme, domethënë në distancën e duhur nga ylli për të qenë në gjendje të kenë ujë të lëngshëm.
“Ka një që nuk e kemi gjetur ende: një planet njësoj si i yni. Të paktën, jo ende”, thotë NASA në videon që publikoi për të festuar arritjen e 6000-të të ekzoplanetit, por po hyjmë në kapitullin tjetër të madh të eksplorimit; botë përtej imagjinatës sonë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments