top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NAPOLI | TËRMET 4 BALLË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1
  • 1 min read
ree

Napoli, Itali | Frika përfshiu natën në Poculi (Pozzuoli), në qytetet e zonës së Fushave Flegraeane dhe në disa lagje të Napolit pas tërmetit të orës 4:55 të mëngjesit, i cili, regjistroi një magnitudë 4, me një thellësi prej 2 kilometrash në zonën e epiqendrës.


Njerëzit ishin zgjuar dhe jashtë në rrugë, siç kishin qenë këtë pasdite kur një valë e gjatë sizmike regjistroi dy kulme me magnitudë 3.3 ballë me një diferencë prej njëzet minutash.


Prefekti i Napolit, Mikele (Michele) di Bari, thirri qendrën e koordinimit të shpëtimit.


EAV, kompania rajonale holding që menaxhon transportin publik, ka pezulluar shërbimin në linjat Kumana-Çirkumflegrea (Cumana dhe Circumflegrea) për inspektime rutinë, duke i zëvendësuar ato me autobusë të vegjël.


Vendet arkeologjike në zonë janë gjithashtu të mbyllura përkohësisht.


Zjarrfikësit po kryejnë inspektime në një ndërtesë në Poculi (Pozzuoli).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page