top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NAPOLI: KONCERTI I DIRIGJENTIT RUS VALERI (VALERY) GERGIEV I PLANIFIKUAR PËR TU MBAJTUR NË PALLATIN MBRETËROR TË KASERTËS ËSHTË ANULUAR; DIRIGJENTI U DENONCUA SI “SHOK I NGUSHTË” ME PRESIDENTIN PUTIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 21
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Kazertë, Napoli, Itali | Administrata e Pallatit Mbretëror të Kasertës ka anuluar koncertin simfonik të dirigjuar nga z. Valeri (Valery) Gergiev, i planifikuar për 27 korrik të vitit në oborrin e Kompleksit Vanvitellian, si pjesë e festivalit “Un'Estate da Re” (Një verë për një mbret).


Prania e dirigjentit rus, i kritikuar për pozicionet e tij të konsideruara të afërta me Presidentin Putinin, kishte shkaktuar polemika të forta dhe kishte frikë për protesta të mundshme të organizuara nga shoqatat ukrainase për të dielën në mbrëmje.


Deklaratat e fundit kundër koncertit të dirigjentit Gergiev erdhën nga disa fitues të Çmimit Nobel, të cilët, i dërguan letra Presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leien (Leyen), autoriteteve italiane dhe guvernatorit të Kampanjës, Vinçenco de Luka (Vincenzo De Luca).


Një peticion online ka mbledhur 16000 nënshkrime.


Ministri i Kulturës, Alessandro Xhuli (Giuli), gjithashtu ndërhyri, duke theksuar se arti është i lirë dhe nuk mund të censurohet, por propaganda, edhe kur bëhet me talent, është një çështje tjetër.


Sipas tij, koncerti i dirigjentit Gergiev do të kishte rrezikuar të dërgonte mesazhin e gabuar.


Nga ana e tij, z. De Luka (Luca), duke theksuar gatishmërinë e tij për të vazhduar me koncertin pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, e quajti çështjen shqetësuese, duke vënë në pikëpyetje se ku qëndron vija ndarëse midis lirisë së shprehjes dhe propagandës.


Shoqatat ukrainase në Itali ishin gati të organizonin protesta dhe kishin blerë tashmë bileta për rreshtat e parë të koncertit për ta bërë të ndihej mospajtimi i tyre nga dirigjenti Gergiev.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page