MOZAMBIK | TERRORISTËT ISLAMIKË DOGJËN NJË KISHË DHE NJË ÇERDHE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 55 minutes ago
- 1 min read
Maputo, Mozambik | “Ata dogjën kishën, shtëpinë e Etërve Piaristë dhe çerdhen”.
Kështu tha Motër Laura Malnati, provinciale e Motrave Misionare Komboni të Mozambikut.
Të enjten pasdite, militantë nga Ahlu al-Sunna wa al-Jama'a, një grup vendor i lidhur me grupin fundamentalist të Shtetit Islamik, sulmuan fshatin Meza, në distriktin Ankuabe të provincës veriore të Kabo (Cabo) Delgado-s.
“Ata u vunë flakën ndërtesave të fshatit. Për fat të mirë, baballarët u paralajmëruan në kohë dhe arritën të largoheshin nga Meza para se të mbërrinin terroristët”, tha Motër Laura, duke folur për entin mediatik italian “Avvenire”.
Gjithçka u shndërrua në rrënoja. Gjatë sulmit, civilët u kapën dhe u përdorën si audienca për gjuhë urrejtjeje.
Misionarët janë të sigurt, por komuniteti është në shok.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments