NË KRYEQYTETIN MAPUTO TË MOZAMBIKUT U QËLLUA ME ARMË ZJARRI ME BRESHËRI NDAJ AUTOKOLLONËS SË UDHËHEQËSIT TË OPOZITËS VENANSIO (VENANCIO) MONDLANE | RRETH 16 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 6, 2025
- 2 min read

Maputo, Mozambik | Të paktën një duzinë persona u plagosën sot në kryeqytetin e Mozambikut, Maputo, pasi policia shpërndau me dhunë një protestë të udhëhequr nga udhëheqësi i opozitës Venansio (Venancio) Mondlane, i cili, doli i dyti në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit të kaluar.
Kështu denoncoi zyra e z. Mondlane në një deklaratë, sipas së cilës, udhëheqësi i opozitës ishte duke udhëhequr një procesion kur kolona e tij u sulmua nga policia që qëlloi me armë në drejtim të kolonës dhe protestuesve antiqeveritar që ishin mbledhur në rrugët e kryeqytetit.
As policia dhe as autoritetet nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.
“Një kontingjent i UIR (një njësi e policisë së ndërhyrjes së shpejtë) u përplas me autokolonën e z. Venansio (Venancio) Mondlane dhe filloi të qëllonte me breshëri, duke përdorur municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës”.
Sipas grupit lokal të shoqërisë civile Plataforma Decide, 16 veta u plagosën në përleshje, ndërsa të tjerët u goditën me gaz lotsjellës.
Kumtohet se gjendja e z. Mondlane ishte e panjohur dhe vendndodhja e tij po shkakton shqetësim në të gjithë ekipin.
Protestat erdhën pasi presidenti Daniel Çapo (Chapo), i cili, mori detyrën në muajin janar, pritej të nënshkruante një marrëveshje pas bisedimeve me partitë e tjera politike për t'i dhënë fund protestave disamujore për zgjedhjet e diskutueshme.
Z. Mondlane, i cili, kishte thirrur protestat, u përjashtua nga bisedimet që çuan në ceremoni.
Duke iu përgjigjur incidentit, Ministri i Brendshëm Paulo Çaçine (Chachine) u tha gazetarëve se misioni i policisë ishte të parandalonte çdo përpjekje për të prishur ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.
Në internet janë shpërndarë edhe pamje të tjera të njerëzve të mbuluar me gjak.
Ish-fuqia koloniale e Mozambikut, Portugalia, dënoi sulmin e papranueshëm ndaj kolonës së z. Venansio (Venancio) Mondlane, duke bërë thirrje për abstenim nga dhuna dhe respektim të të drejtave themelore.
Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), edhe ministria e Jashtme Portugeze shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments