top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MODENË | NJË PRIFT KOLUMBIAN U NDOQ PËR 20 MINUTA DHE MË PAS U GODITI ME THIKË NGA NJË QYTETAR ITALIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 2 min read

Via Castelmaraldo, Modena, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) në bashkëpunim me Komandën e Karabinierisë së Modenës identifikuan sulmuesin e At (Don) Rodrigo Gaviria Grajales-it (prift 45-vjeçar kolumbian), i cili, u godit me mjet prerës dhe u plagos rëndë në qendër të qytetit mëngjesin e 30 dhjetorit.


Pista e hetimit penal paraprak është tentativë vrasjeje.


Sulmuesi e ndoqi At (Don) Rodrigo Gaviria-n për 20 minuta përpara se ta godiste me thikë, pa i folur kurrë.


Kjo ka dalë nga hetimet e Karabinierëve të Modenës, të cilat, çuan në arrestimin e një italiani 29-vjeçar, i cili, kishte qenë duke u trajtuar në një qendër të shëndetit mendor për vite me radhë.


Informacioni është detajuar në një deklaratë nga prokurori, Luka (Luca) Masini, në lidhje me identifikimin e sulmuesit të akuzuar për tentativë vrasjeje për incidentin e mëngjesit të 30 dhjetorit në Via Kastelmaraldo (Castelmaraldo).


Prifti, i cili, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, është jashtë rrezikut.


I intervistuar në spital nga hetuesit, ai njohu fytyrën e sulmuesit, të kapur në pamjet e kamerave të sigurisë, duke shpjeguar se nuk e kishte takuar kurrë dhe nuk i kishte folur gjatë përndjekjes, e cila, filloi në një autobus.


Analiza e pamjeve filmike identifikoi stacionin e autobusit ku hipi i dyshuari, bizneset që frekuentonte dhe shtëpinë e tij të mundshme.


Hetimi çoi në gjetjen e biçakut të vogël, bazuar në informacionin e dhënë nga vetë dorasi, të fshehur në një mur të ulët të një shtëpie të pabanuar.


Rrobat e veshura në kohën e krimit u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës material me karakter kompromentues penal.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page