MJEKËT PA KUFIJ (MSF): JEMI TË DETYRUAR TË PEZULLOJMË AKTIVITETET NË QYTETIN E GAZËS; OFENSIVA IZRAELITE VAZHDON DHE SIGURIA PO PËRKEQËSOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 26
- 1 min read

Gazë | Mjekët pa Kufij (MSF) janë detyruar të pezullojnë aktivitetet mjekësore në Qytetin e Gazës për shkak të ofensivës së pamëshirshme izraelite dhe situatës së sigurisë që po përkeqësohet me shpejtësi, duke përfshirë sulmet ajrore të vazhdueshme dhe avancimin e tankeve brenda një kilometri nga objektet shëndetësore të MSF-së.
“Nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të ndalonim aktivitetet tona, pasi klinikat tona janë të rrethuara nga forcat izraelite.
Kjo është gjëja e fundit që do të kishim dëshiruar, pasi nevojat në Qytetin e Gazës janë të jashtëzakonshme dhe njerëzit më të prekshëm nuk mund të lëvizin dhe janë në rrezik të madh”, thotë z. Xhakob Grengër (Jacob Granger), koordinator i emergjencave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments