MITROVICË: U ARRESTUAN ILIR SHABANI DHE ENDRIT SHABANI (AT E BIR): SHERR ME POLICINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ilir Shabani.
2- Z. Endrit Shabani (at e bir).
Ata akuzohen se u përfshinë në konflikt verbal me punonjësit e Policisë së RK-ës për një mosmarrveshje që lindi gjatë qarkullimit me automjet (i cili, drejtohej nga z. Endrit Shabani).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments