top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MISIONI I PARË I PËRBASHKËT HAPËSINOR MIDIS EVROPËS DHE KINËS I KODUAR “SMILE” U VU NË ZBATIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Kuru (Kourou), Republika Popullore e Kinës | Misioni i parë i përbashkët hapësinor midis Evropës, me Agjencinë Evropiane Hapësinore dhe Republikës Popullore të Kinës me Akademinë e saj të Shkencave u nis sot në orën 5:52 të mëngjesit sipas kohës shqiptare nga Qendra Hapësinore Evropiane në Kourou, Guiana Franceze, dhe u dërgua në orbitë nga një raketë Vega C, raketa evropiane e ndërtuar në Itali dhe që tani është në nisjen e saj të 29-të.


Pasi të vihet në funksionim, sateliti “Smile” do të vëzhgojë Tokën me vizionin e tij me rreze X për të fotografuar ndërveprimet e papara më parë midis erës diellore dhe fushës magnetike që rrethon planetin tonë, të cilat, sipas shkencëtarëve, formojnë një lloj buzëqeshjeje të stilizuar.


Smile” është rezultat i më shumë se një dekade pune, si një përpjekje shkencore ashtu edhe inxhinierike.


Kështu tha znj. Kerëll Mandëll (Carole Mundell), drejtuese e Drejtorisë së Shkencës së ESA-s, dhe gjithashtu tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar sepse puna së bashku çon në arritje më të mëdha.


Në të vërtetë, shumë momente kyçe janë arritur që nga nisja e “Smile”, misioni i parë shkencor i zhvilluar plotësisht bashkërisht nga ESA dhe Akademia Kineze e Shkencave, dhe i cili, në një peizazh gjeopolitik në zhvillim të shpejtë, mund të përfaqësojë fillimin e bashkëpunimeve të reja.


Megjithatë, siç theksoi z. Hu Haiing i Akademisë Kineze të Shkencave, aktualisht nuk ka programe të tjera të përbashkëta të planifikuara midis Evropës dhe Kinës.


Misioni filloi me ndezjen e motorëve të Vega C, duke ndriçuar qiellin e natës ndërsa raketa kalonte nëpër shtresat e para të reve.


Drita mbeti e dukshme dhe intensive për disa minuta, me një kulm të papritur të shkëlqimit për shkak të ndarjes së fazës së parë.


Pesëdhjetë e shtatë minuta pas lëshimit, sateliti shkoi në një lartësi prej 706 kilometrash dhe, menjëherë pas kësaj, dërgoi të dhënat e para telemetrike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page