MINISTRIA E JASHTME RUSE: PATI NJË TELEFONATË MES MINISTRIT TË JASHTËM RUS SERGEI LAVROV DHE SEKRETARIT TË SHTETIT TË SHBA-ës MARKO (MARCO) RUBIO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1
- 1 min read
Updated: Aug 9

Moskë, Federata Ruse | “Situata në lidhje me krizën ukrainase ishte në qendër të një bisede telefonike midis Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretarit të Shtetit të ShBA-ës Marko (Marco) Rubio”, tha Ministria e Jashtme ruse, raporton agjencia e lajmeve “Tass”.
“Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pati një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të ShBA-ës Marko (Marco) Rubio”, tha ministria.
Palët diskutuan situatën në lidhje me krizën në Ukrainë.
Ndërkohë, delegacione nga Moska dhe Kievi priten në Stamboll, ku një raund i ri bisedimesh është planifikuar për nesër për të arritur paqen pas tre vitesh konflikti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments