MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ) IU DREJTUA HAMASIT: PRANONI PLANIN WITKOFF OSE DO T'JU SHKRIJMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Vrasësit e Hamasit do të detyrohen të zgjedhin: të pranojnë kushtet e marrëveshjes së pengjeve të Uitkofit (Witkoff) ose të shfarosen”.
Ky është paralajmërimi për Hamasin nga ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), i shqiptuar në rrjetin social virtual Iks (X).
“IDF-ja vazhdon aktivitetin e saj në Gaza duke goditur dhe çmontuar postblloqet e Hamasit, duke evakuuar popullsinë nga çdo zonë luftimi dhe duke sulmuar zonën në një shkallë të paparë për të mbrojtur ushtarët tanë në përgatitje për hyrjen e forcave”, specifikoi ministri Kac (Katz).
“Pasi t’i kemi shkatërruar terroristët dhe të kemi pastruar zonën, do të arrijmë objektivat e luftës; lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments