MINISTRI ITALIAN I JASHTËM ANTONIO TAJANI PRITI NË MILANO PALESTINEZIN E VOGËL ADAM BASHKË ME TË ËMËN DOKTORESHË | ADAMI ËSHTË I VETMI MBIJETUES I SULMEVE USHTARAKE NGA 10 VËLLEZËR E MOTRA TË TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 11
- 3 min read

Romë, Itali | Ai humbi të gjithë vëllezërit e tij të vegjël dhe babanë e tij, të vrarë në Gaza nga një sulm izraelit.
Por duke filluar nga kjo mbrëmje, i transportuar me një fluturim humanitar, Adami i vogël do të jetë në Milano së bashku me nënën e tij, Dr. Alaa al-Najjar, e cila, punonte në Qendrën Mjekësore Nasser kur avionët luftarakë të Tel Avivit hodhën bombat mbi shtëpinë e saj.
Mjekët në spitalin Niguarda do të kujdesen për frakturat e Adamit në gjymtyrët e tij.
Nëna e tij dhe stafi që do t'i ofrojnë mbështetje psikologjike njëmbëdhjetëvjeçarit.
Në fakt, ka tre fluturime humanitare për në Itali, që transportojnë pacientë palestinezë të gjithë nga Gaza, si pjesë e operacioneve të evakuimit mjekësor dhe pritjes të kryera nga qeveria italiane.
Ata u pritën në Milano nga Ministri italian i Jashtëm Antonio Tajani, i cili, kërkoi rifillimin e operacioneve për të mirëpritur pacientët palestinezë në Itali.
Evakuimet mjekësore deri më tani kanë lejuar 133 fëmijë nga Gaza të shtrohen në spital në mjediset shëndetësore në Itali.
Këto operacione u bënë të mundura edhe falë Ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Korseto (Crosetto), i cili, vuri në dispozicion asetet e Forcave të Armatosura për të organizuar transferimet.
“Gjatë vitit të kaluar, 300 pacientë dhe shoqëruesit e tyre kanë mbërritur në Itali nga Rripi i Gazës, varësisht nga plagët dhe traumat e raportuara nga secili pacient - shpjegon Mbrojtja Civile italiane - pacientët u dërguan në spitalet e referencës për patologji specifike”.
“Operacioni që solli Adamin në Itali - shpjegoi Farnesina dhe Ministria e Mbrojtjes - është operacioni më i rëndësishëm i evakuimit mjekësor i mbështetur deri më tani: përfshin të mitur të plagosur dhe të sëmurë për një total prej 17 pacientësh dhe 53 anëtarësh të familjes që i shoqërojnë, gjithsej 70 persona.
Dalja nga Gaza u bë e mundur falë një pune intensive diplomatike, e cila, përfshinte Ambasadën Italiane në Tel Aviv dhe Konsullatën e Përgjithshme në Jerusalem dhe zyrtarë të Presidencës së Këshillit.
Evakuimi mjekësor u krye gjithashtu me mbështetjen e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, falë sinergjive midis Farnesinës, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Departamentit të Mbrojtjes Civile.
Në bordin e avionit, për të garantuar ndihmë të vazhdueshme mjekësore, ndodhen njësi ushtarake mjekësore dhe shëndetësore dhe Kryqi i Kuq Italian, si dhe personel nga Mbrojtja Civile dhe Njësia e Krizave Farnesina.
Fluturimet mjekësore janë të destinuara për në Milano, Verona dhe Pratica di Mare.
Pacientët palestinezë presin në dispozicion spitalet që janë vënë në dispozicion:
1- Regina Margherita në Torino.
2- Spitalet Niguarda dhe Policlinico në Milano.
3- Spitali Papa Giovanni XXIII në Bergamo.
4- Spitalet Universitare të Padovës dhe Veronës.
5- Spitali Meyer në Firence.
6- Spitali pediatrik Apuan në Massa.
7- Spitali Maggiore në Bolonjë.
8- Policlinico në Modena.
9- Spitalet Gemelli dhe Bambino Gesù në Romë.
Ky operacion është pjesë e angazhimit më të gjerë të qeverisë italiane për të mbështetur popullsinë e Gazës, me dërgimin e ndihmës humanitare, ushqimit dhe asistencës.
Sipas burimeve ministrore, Italia konfirmohet si vendi i katërt në botë - i pari midis atyre perëndimorë - që ka organizuar evakuimin dhe transferimin në spitale të specializuara të pacientëve nga Rripi”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments