top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“KARVANI I REZISTENCËS” GATI TË NISET NGA TUNIZIA PËR NË GAZË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 2 min read

Tunis, Tunizi | Rreth një mijë tunizianë do të nisen nesër nga qendra e kryeqytetit, me qëllim që të arrijnë në Rripin e Gazës nëpërmjet tokës përmes Libisë dhe Egjiptit.

 

Iniciativa, e quajtur “Karvani i Rezistencës” (ose Fortësia), promovohet nga Koordinimi i Përbashkët për Palestinën dhe është pjesë e “Marshimit Global për në Gaza”, një mobilizim ndërkombëtar që përfshin aktivistë nga mbi 30 vende, përfshirë Italinë, për të kërkuar fundin e rrethimit izraelit dhe hapjen e korridoreve humanitare.

 

Z. Nabil Çannufi (Channoufi), zëdhënës i karvanit, deklaroi gjatë një konference për shtyp të mbajtur në selinë e sindikatës së fuqishme UGTT, e cila mbështet iniciativën, se janë pranuar 7000 aplikime, por vështirësitë logjistike pengojnë pranimin e një numri kaq të madh.

 

Z. Gasen Hençiri (Ghassen Henchiri), një tjetër zëdhënës i karvanit, shpjegoi se rruga brenda Tunizisë do të fillojë nga Avenue Habib Bourguiba në agim dhe do të kalojë nëpër Msaken, Sousse, Agareb, Sfax dhe El Mdou, Gabès, përpara se të arrijë në Hassi Amor, Medenine dhe së fundmi në Vendin e Ushtarit të Panjohur në Ben Guerdane, ku pritet të mbërrijë në mbrëmje.

 

Ai ftoi të gjithë përbërësit e shoqërisë tuniziane të bashkoheshin me karvanin në pikat e takimit të përmendura për të shprehur solidaritetin e tyre dhe për të diversifikuar format e protestës në mbështetje të kauzës palestineze, si dhe për të shoqëruar konvojin në rrugën e tij drejt territorit libian.

 

Organizatorët janë ftuar gjithashtu të marrin pjesë në pritjen e pjesëmarrësve algjerianë që mbërrijnë në Beja të dielën në mbrëmje, dhe libianët gjithashtu do t'i bashkohen konvojit ndërsa ai kalon nëpër territorin libian.

 

Ky karvan tokësor, i cili, bashkon vullnetarë algjerianë, tunizianë dhe libianë, nuk është iniciativa e vetme.

 

Sipas z. Uael Nauar (Wael Naouar), një zëdhënës tjetër i iniciativës, mbështetësit e kauzës palestineze nga 32 vende të tjera pritet të mbërrijnë me aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros.

 

Ndërkohë, një duzinë aktivistësh nga “Flotilja e Lirisë” pritet të arrijnë në Gaza nga deti brenda 24 orëve të ardhshme.

 

Ai sqaroi se karvani nga Tunizia nuk është vetëm një karvan ndihmash, por një përpjekje për të thyer rrethimin e Gazës, duke hapur rrugën për hyrjen e ndihmës së ruajtur në ton në Rafah dhe Al-Arish, në kufirin midis Egjiptit dhe Palestinës.

 

Qëllimi është gjithashtu të lejohet mbërritja e mjekëve, gazetarëve dhe evakuimi i të plagosurve për trajtim mjekësor.

 

Karvani përfshin ekipe të specializuara që kryejnë detyra humanitare, logjistike dhe mediatike për pjesëmarrjen e Tunizisë në thyerjen e rrethimit të Gazës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page