MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ) IU PËRGJIGJ KERUT TË HEZBOLLAHUT NAIM KASEM (QASSEM): TI NUK PO NXJERR MËSIM NGA PARAARDHËSIT E TU; TË SUGJEROJ TË JESH I KUJDESSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read
Updated: Aug 11

Jeruzalem, Izarel | Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), i është përgjigjur të premten në mëngjes udhëheqësit të Hezbollahut, Naim Kasem (Qassem), pasi zyrtari i grupit terrorist me bazë në Liban tha se ofroi të gjitha format e mbështetjes Iranit në luftën e tij kundër Izraelit dhe ShBA-ës.
“Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut nuk po nxjerr mësim nga paraardhësit e tij dhe po kërcënon të veprojë kundër Izraelit në përputhje me urdhrat e diktatorit iranian”, tha ai në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
“Unë sugjeroj që përfaqësuesi libanez të jetë i kujdesshëm dhe të kuptojë se Izraeli ka humbur durimin me terroristët që e kërcënojnë atë. Nëse do të ketë terror të mëtejshëm, nuk do të ketë Hezbollah”, tha ai.
Ministri i mbrojtjes shtoi se Izraeli tani do të fillojë të sulmojë lloje të reja objektivash strategjike në Iran për të hequr kërcënimet që varen mbi shtetin e Izraelit dhe për të tronditur regjimin e Ajatollahut.
Pak para deklaratave të Katz të premten në mëngjes, Udhëheqësi Suprem iranian postoi në rrjetin social virtual Iks (X) se:
1- “Armiku sionist po ndëshkohet. Po ndëshkohet tani”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments