MINISTRI I JASHTËM RUS SERGEI LAVROV: KEMI PARAQITUR PROPOZIME TË REJA PËR GARANCITË E SIGURISË KOLEKTIVE; U JANË DËRGUAR SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Rusia i ka paraqitur ShBA-ës propozime të reja në lidhje me garancitë e sigurisë kolektive në negociatat për Ukrainën”.
Kështu tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Ne u kemi dërguar propozime shtesë kolegëve tanë amerikanë mbi garancitë e sigurisë kolektive”, tha Ministri Lavrov, duke theksuar se kur diskutojmë për garancitë e sigurisë, nuk mund të kufizohemi vetëm në Ukrainë.
Ministri Lavrov, siç raportohet nga agjencia e lajmeve “Interfax”, shtoi se propozimet e paraqitura tashmë në dhjetor 2021 mbeten të vlefshme për Rusinë, por Moska është e gatshme të shqyrtojë propozime të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments