MINISTRI I JASHTËM RUS SERGEI LAVROV: JAM GATI TË TAKOHEM ME SEKRETARIN E SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO; NEVOJITET KOMUNIKIM I RREGULLT PËR ÇËSHTJEN E UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se është gati të takohet me Sekretarin e Shtetit të ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, pavarësisht raportimeve se ai ishte përgjegjës për anulimin e samitit Tramp (Trump)-Putin duke rritur presionin në një telefonatë me Sekretarin Rubio.
Në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti”, Ministri Lavrov minimizoi ndërprerjen e kontaktit.
“Unë dhe Rubio e kuptojmë nevojën për komunikim të rregullt. Është e rëndësishme të diskutojmë çështjen ukrainase dhe të çojmë përpara axhendën dypalëshe.
Kjo është arsyeja pse ne komunikojmë me telefon dhe jemi të gatshëm të takohemi personalisht kur është e nevojshme”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments