EGJIPTI PROPOZON LIRIMIN E 33 PENGJEVE HEBRENJ QË DYSHOHET SE JANË TË VETMIT QË KANË MBETUR ENDE TË GJALLË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26, 2024
- 2 min read
Kajro, Egjipt | Ka një përpjekje nga Kajro për të rifilluar bisedimet me një propozim egjiptian që do të përfshinte lirimin e 33 pengjeve, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të sëmurë.
Një zyrtar izraelit e tha këtë për entim mediatik Shtypi i Jeruzalemit (Jerusalem Post), në lidhje me delegacionin egjiptian që u takua me ndërmjetësit izraelitë për të diskutuar pengjet dhe armëpushimin në Gaza.
Sipas faqes së internetit izraelite, zyrtarët e inteligjencës izraelite besojnë se vetëm 33 të rrëmbyer janë ende gjallë, nga gjithsej 133, që ende mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera terroriste palestineze në Rripin e Gazës.
Në javët e fundit, zyrtarët amerikanë i thanë gjithashtu entit mediatik amerikan Wall Street Journal se kishin frikë se shumë nga pengjet izraelitë në Gaza ishin të vdekur.
“Egjiptianët me të vërtetë po i marrin gjërat në duart e tyre. Egjipti dëshiron të shohë përparim, edhe sepse është i shqetësuar për një operacion të mundshëm në Rafah”, shtoi zyrtari izraelit për Jerusalem Post, sipas të cilit, Katari është përjashtuar gjithnjë e më shumë nga negociatat, pasi nuk iu përgjigj kërkesave izraelite për të dëbuar liderët e Hamasit nga territori i tij, ose për të zvogëluar financat e tyre.
“Katari është ende i përfshirë, por në një masë më të vogël - shpjegoi ai - është e qartë për të gjithë se ai nuk i ka mbajtur premtimet e tij, madje as kur ishte fjala për dëbimin e Hamasit apo mbylljen e llogarive të tyre bankare.”
Kajro ka frikë nga një valë refugjatësh nga Rripi i Gazës.
Sipas zyrtarëve izraelitë, të cituar nga enti mediatik Ynet, Egjipti ka frikë nga refugjatët e luftës palestinezë që mund të hyjnë në Sinai, pas sulmit në Rafah, dhe për këtë arsye nxiton t'i propozojë një marrëveshje Hamasit, duke besuar se kjo mund të çojë në shtyrjen e operacionit në qytetin jugor, siç zbulohet nga vetë mediat e Kajros.
Ndërkohë, ekipi negociator izraelit ka marrë dritën jeshile nga kabineti i luftës me një mandat specifik: “Fleksibilitet në pozicionin e Izraelit, në mënyrë që, nëse ka një ndryshim për shkak të presionit ushtarak, të mund të ecë përpara shpejt me një marrëveshje.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















