MINISTRI I JASHTËM DHE ZV/KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË ITALISË ANTONIO TAJANI: NËSE ITALIA PO ECËN MIRË KJO NUK NDODH SEPSE PO PRAKTIKON DUMPING FISKAL; JAM I HABITUR ME FJALËT E KRYEMINISTRIT FRANCEZ
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Jam i habitur, kjo akuzë është rezultat i një arsyetimi krejtësisht të gabuar.
Nuk dua të komentoj mbi situatën politike dhe ekonomike në Francë, por nëse Italia po përparon përgjatë një rruge pozitive ekonomike dhe po ruan stabilitet të konsiderueshëm politik, kjo nuk ndodh sepse po praktikon dumping fiskal ose po komploton kundër vendeve të tjera evropiane.
Ka parajsa të tjera, të vërteta tatimore në Evropë, ka anomali të tjera të thella në Bashkimin Evropian që duhen korrigjuar, këto janë anomalitë që duhen sfiduar”.
Ministri i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministri i Republikës së Italisë Antonio Tajani komenton kështu - në një intervistë që do të dalë nesër në gazetën italiane “Il Messaggero” - mbi fjalët e Kryeministrit francez Bairu (Bayrou), i cili, akuzon Italinë për sjellje dumpingu fiskal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments