MINISTRI GJERMAN I MBROJTJES BORIS PISTORIUS: PUTINI PO MERR KOHË; TANI DUHEN VENDOSUR MË SHUMË SANKSIONE; NUK KA ARMËPUSHIM NË HORIZONT PËR MOMENTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 20
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Putini ende nuk duket seriozisht i interesuar për paqen, të paktën jo me kushte të pranueshme për të tjerët”.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e tha këtë me të mbërritur në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Bruksel.
“Ai ende po zvarritet dhe edhe pse Rusia është e gatshme të flasë për një memorandum, nuk ka asnjë shenjë të një armëpushimi për momentin.
Jam thellësisht i bindur se tani është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim Ukrainën në një mënyrë të fortë, kështu që sot do të sqarojmë se me çfarë masash konkrete.
BE-ja duhet të shtrëngojë më tej sanksionet, ne nuk do të jemi të gatshëm të tolerojmë veprimet e Rusisë pa pasoja”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments