MINISTRI BRITANIK I MBROJTJES XHON HILLEI (JOHN HEALEY): PUTINI NUK DUHET TË KETË DYSHIME; NËSE DO TË KËRCËNOHEMI DO TË REAGOJMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 15
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Inkursionet e Vladimir Putinit në territorin aleat janë të pamatura dhe të rrezikshme; të qëllimshme apo jo, Putini po na vëzhgon dhe nuk duhet të ketë dyshime; nëse na kërcënoni, ne do të veprojmë”.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Xhon Hillei (John Healey), e tha këtë ndërsa mbërriti në takimin ministror të NATO-s.
Më pas, Ministri Hillei (Healey) njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të zgjaste pjesëmarrjen e saj në misionin e mbikëqyrjes ajrore Eastern Sentry të NATO-s deri në fund të vitit, me qëllim që të vazhdonte ta pengonte Putinin nga testimi i mëtejshëm i Aleancës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments